Charlize Theron në rrugën e biznesit

09/03/2013 00:00

Charlize Theron është gjithmonë në kërkim të vëmendjes kur kalon në
tapetin e kuq, por tani aktorja fituese e çmimit Oscar po përpiqet të
tërheqë vëmendjen e fansave me një projekt jashtë botës së kinemasë.

Aktorja afrikano-jugore, në bashkëpunim me stilistin Leslie Fremar, po mendon të lançojë në treg një linjë xhinsesh “Denim”, bën të ditur “The Hollywood Reporter”.

Një tjetër lajm i mirë për fansat e 37-vjeçares është se produktet xhins do të shiten me çmime të arsyeshme në tregje të posaçme për masën popullore, dhe jo për shtresat e larta.

Megjithatë, projekti i aktores është ende në fazat fillestare dhe vetë Theron nuk ka dashur ta konfirmojë lajmin për mediat.

Kur bëhet fjalë për të ndryshuar stil, Theron është gjithmonë në vijën e parë. Nëna beqare e vogëlushit Jackson së fundmi u qeth në zero për një rol në filmin “Mad Max”.

“Është fantastike. Mirëmbajtja e flokëve nuk kërkon shumë vëmendje dhe kur ke një fëmijë ke më shumë kohë për t’u marrë me të”, tha Theron për “E! News”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA