Cameron dhe Drew zgjerojnë shoqërinë

09/03/2013 00:00

Dy shoqet e ngushta të Hollywood-it tashmë kanë një mikeshë të tretë.
Drew Barrymore dhe Cameron Diaz ishin së bashku këtë javë për pushime në
Meksikë, bashkë me Reese Witherspoon.

Treshja kaloi kohë në plazhet e resorteve meksikane të rezervuara për personat VIP, ku ndër të tjera kanë praktikuar jetesën në natyrën e egër, ushtrime joga dhe kanë konsumuar ushqime shëndetësore.

“Ato janë në një resort vetëm për femra dhe po ia kalojnë shumë mirë. S’kanë as bashkëshortë, as fëmijë”, tha një burim për portalin “Radar Online”.

“Arratisja” e tre ndër aktoreve më në zë të Hollywood-it vjen pak kohë pasi ato janë bërë nëna. Drew është nënë e vogëlushes Olive, që lindi pak muaj më parë, ndërsa Reese u bë nënë për herë të tretë në shtator.

Një burim tha për mediat amerikane se të dyja ato janë bërë mikesha të ngushta pikërisht për shkak të fëmijëve. “Reese dhe Drew pasi kanë lindur po shoqërohen bashkë për të humbur peshën e lindjes”, tha burimi.

Ndërsa Cameron, që ka thënë se nuk ndihet e sigurtë për të pasur fëmijë, ka përmendur më parë se Reese është një nga shoqet e saj më të besuara. Vitin e kaluar ajo e cilësoi atë si një nga dy “motrat binjake”, duke iu referuar edhe Drew.

Top Channel