Kristen Stewart flirton me Schwarzy Jr.

08/03/2013 00:00

Pas ndarjes së dytë nga Robert Pattinson, Kristen Stewart është “interesuar” për Patrick Schwarzenegger, djalin e aktorit të filmave aksion dhe ish-guvernatori i Kalifornias, Arnold Schwarzenegger.

Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara flasin për një flirt mes 22-vjeçares dhe djalit 19 vjeç të “Terminatorit”. Revista “Star” shkruan se Stewart dhe Patrick u njohën gjatë ditëlindjes së Tayler Lautner, i njohur ndryshe si “njeriu-ujk” dhe rivali i dashurisë i Robert Pattinson në sagën e filmit “Twilight”.

Kristen aktualisht është single pas dhënies fund për herë të dytë të romancës së saj 4-vjeçare me aktorin britanik Robert Pattinson. Cifti u nda fillimisht në verë të vitit të kaluar pas tradhëtisë së 22-vjeçares me regjisorin Rupert Sanders. Pak muaj më vonë u ribashkuan, por gjërat nuk ishin më si më parë dhe mësohet se Robert ka kërkuar që lidhja e tyre të shndërrohet në miqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA