Chris Brown “sherr” me rojen e parkingut

08/03/2013 00:00

Chris Brown u bë protagonist i një sherri me rojen e një parkingu të cilit refuzoi t’i paguajë 10 dollarë për parkimin e makinës.

Incidenti u regjistrua gjatë një darke bamirësie në Kaliforni. Gjithcka është e filmuar nga një person i tretë. Në video dëgjohet Chris të kërcënojë rojen duke i kërkuar celsat e makinës, ndërsa ky i fundit refuzon t’i dorëzojë ato pa marrë më parë 10 dollarëshin që sipas tij i detyrohej këngëtari.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë një nga trupërojat e këngëtarit që i ka dhënë 10 dollarët rojes, ndërsa Chris ka marrë në dorë celsat e makinës së tij dhe më pas është larguar fluturimthi.

Një ditë pas incidentit, një i afërm i këngëtarit tha për TMZ se i gjithë debati ka nisur për cështje parimore, jo se Chris nuk kishte apo s’donte të paguante. Sipas tij, 24-vjeçari ishte nxehur me rojen pasi ky i fundit i kishte kërkuar 10 dollarë ndërkohë që të gjithë të tjerët kishin paguar nga 5 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA