Swift: S’kërkoj dëshpërimisht të dashur

07/03/2013 00:00

Taylor Swift ka nisur një betejë të ashpër kundër zërave se ajo është në mënyrë të dëshpëruar në kërkim të një të dashuri.

“Nëse doni të dini të vërtetën, që prej vitit 2010 unë jam shoqëruar vetëm me dy persona”, ka thënë këngëtarja për numrin e radhës të “Vanity Fair”, duke iu referuar Conor Kennedy-t dhe këngëtarit të One Direction, Harry Styles.

Me këtë të fundit Taylor u nda vetëm para pak kohësh, edhe pse këngëtarët dukeshin sikur kishin gjetur shpirtin binjak. Por, me Taylor 23 dhe Harry 18 vjeç, duket se mosha ka bërë të vetën.

Top Channel