
Largimin e Robert Pattinson nga jeta e Kristen Stewart duket se do ta zëvendësojnë shokët e tij të skenës.
Kështu, Kristen dhe protagonisti tjetër i sagës “Twilight”, Taylor Lautner janë fotografuar të dy teksa largoheshin nga një festë me një grup miqsh mbrëmjen e së martës.
Aktorët shkuan për të parë shfaqjen e Marcus Foster, një mik i afërt i Pattinson, i cili nuk ishte atje pasi ndodhet në Australi për xhirimet e “The Rover”.
22-vjeçarja Kristen mbante në kokë kapelen e bejsbollit të të dashurit të saj për t’iu fshehur sadopak paparacëve. Por një dëshmitar që e kishte pikasur tha se ajo ishte vendosur në seksionin VIP me miqtë e saj dhe dukej se po ja kalonte shumë mirë.
“Ajo kishte një pije dhe ishte e ekzaltuar nga performanca. Ajo fliste shumë me Taylor dhe shpesh herë qeshnin së bashku. Dukej si një natë argëtuese”, tha dëshmitari për mediat amerikane.
Në grupin e Stewart ishin përveç Lautner edhe Christina Perri, protagoniste në kolonën zanore të “Twilight”, si dhe asistentja e Katy Perry, Tamra Natisin.
Top Channel