Meta vlerëson heqjen e TVSH-së për makineritë

07/03/2013 00:00

Duke vlerësuar hapat e ndërmarra nga Qeveria në mbështetje të biznesit
Fason, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se në
vitet që vijnë mund të bëhet akoma më shumë për të ndihmuar zhvillimin e
këtij sektori.

Gjatë një vizite në tre sipërmarrje fasone në qytetin e Shkodrës, zoti Meta tha se produktet që mbajnë firmën shqiptare, Made in Albania janë prioritet i forcës që ai drejton.

“Jam i bindur se ekzistojnë të gjitha mundësitë për një mbështetje akoma më të madhe në muajt dhe në vitet që vijnë, pasi është një domosdoshmëri për të rritur punësimin, për të rritur eksportet dhe është një kontribut i jashtëzakonshëm edhe për komunitetin këtu dhe kudo tjetër”, tha Meta.

Zoti Meta i quajti pozitive vendimet në mbështetje të biznesit që punëson rreth 100 mijë punonjës në shkallë vendi, ku përmendi zerimin e taksës për importin e lëndëve të para, heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet, si dhe zerimin e taksës për pagat deri në 30 mijë lekë të reja.

Top Channel