Ambrosio, bikini në 10 gradë celcius

07/03/2013 16:10

Sakrificat e jetës së një modeleje nuk kufizohen vetëm tek përzgjedhja e kujdesshme dhe e përhershme e ushqimit, siç tregoi braziliania Alessandra Ambrosio në pozat që regjistroi për llogari të një linje veshjesh plazhi.

31-vjeçarja sfidoi temperaturat e ftohta, duke qëndruar pothuajse e zhveshur për disa orë me radhë në plazhin e Santa Monikas, në Kaliforni, ku temperature varioi midis 10-13 gradë celciusve.

Për Ambrosion, një sakrificë e tillë është pjesë e profesionit, por gjithsesi mbetet një sfidë jo aq ekstreme sa ajo e modeles tjetër të “Sportëear Illustrated”, Kate Upton, e cila pozoi në janar e zhveshur në Anktarditë, në temperatura midis 20-30 gradë celcius nën zero.

Megjithatë, duke përfituar nga kjo fushatë e re publicitare, Ambrosio tregoi edhe një herë më shumë linjat e saj të shkëlqyera, të bëra edhe më të veçanta konsideruar faktin se është nënë e dy fëmijëve.


Alesandra Ambrosio pozon pavaresisht temperaturave te ftohta

Ambrosio e fotografuar ne kohen e lire


Jo dhe aq ekstreme. I ftohti qe perjetoi Ambrosio ne Kaliforni nuk ka te krahasuar me pozat ekstreme te Upton ne Antarktide

Top Channel