Kontrolli i institucioneve, vërejtje nga SHISH dhe Prokuroria

06/03/2013 16:00

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka patur rezerva per projektligjin
per mbikëqyrje parlamentare ndaj institucioneve te sigurise.

Visho Ajazi Lika u shpreh perpara deputeteve ne komision se, ne ligj duhet te percaktohet ne menyre decizive menyra se si do te veproje vete nenkomisioni gjate mbikëqyrjes.

“Për mendimin tonë në njëfarë mënyrë nuk është përcaktuar saktë fusha e zbatimit të ligjit që është neni 3, pika 1, duke e keqorientuar vetë ligjin. Qëllimi dhe zbatimi i ligjit nuk është vetëm për të verifikuar se si zbatohen procedura të veçanta të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm. Kjo do të ishte vetëm një pjesë e detyrës së nënkomisionit, e cila lidhet më shumë me moslejimin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Drafti që është bërë tani, është bërë përpara se të bëheshin amendimet e ligjit 91 57 për përgjimet elektronike, prandaj ka edhe një lloj mospërputhje”, tha kreu i SHISH.

Pothuajse te njejten rezerve, por ne nje formulim ndryshe ka patur edhe perfaqesuesi i Prokurorise se Pergjithshme. Ai i ka kerkuar Parlamentit, ta saktesoje ne ligj se ke do te kontrolloje, informacionin apo dokumentacionin.

“Ai që duhet të theksojë është përcaktimi i saktë i aksesit që do të ketë nënkomisioni, akses në informacion apo akses në dokumentacion? Janë dy momente që ndryshojnë nga njëri-tjetri”, tha Thoma Jano, përfaqësues i Zyrës Juridike në Prokurorinë e Përgjithshme.

Deputetët kanë degjuar edhe mendimin e shoqerise civile. Kozara Kati tha ne seancë dëgjimore të Komisionit te Sigurise se ka perplasje mes neneve te ketij projektligji dhe se duhet perqendruar me shumë ne mos cenimin e te drejtave dhe lirite themelore te njeriut.

Top Channel