Hollywood-i qan Hugo Chavez

06/03/2013 00:00

Përvec politikave të tij dhe “armiqësisë” e gjuhës së ashpër me Shtetet e Bashkuara, ish-presidenti venezuelian Hugo Chavez do të mbahet mend për miqësinë dhe simpatinë e vecantë që fitoi mes qarqeve të regjisorëve dhe artistëve në Hollywood.

Dy ndër ta ishin Oliver Stone dhe Sean Penn. I pari shprehu ngushëllimet për humbjen e Chavez.

“Qaj një një hero të madh të urryer nga fuqitë e mëdha. Pushofsh në paqe miku im!”, ishte mesazhi i Oliver Stone.

Ndërsa aktori Sean Penn, i cila ka qenë akoma më i afërt me ish-presidentin venezuelian, deklaron se Amerika humbi një “mik të madh që nuk diti ta ketë kurrë”.

“Sot Shtetet e Bashkuara humbën një mik që nuk ditën ta kenë kurrë. Të varfërit në të gjithë botën humbën një kampion”, deklaroi aktori i famshëm hollivudian, ndërsa shprehu bindjen se revolucioni në Venezuelë do të vazhdojë në gjurmët e Chavez dhe me udhëheqjen e zv.presidentit Maduro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA