Hiqet TVSH dhe dogana për makineritë

06/03/2013 00:00

Këtë mbledhje të Qeverise, Kryeministri Sali Berisha e quajti mbledhjen e
reformave të medha, për shkak të disa vendimeve të rëndësishme.

I pari kishte te bente me heqjen e TVSH-se dhe tarifave doganore per nje liste te gjate mallrash importi, te cilat përdoren në industri, bujqësi, blegtori dhe peshkim. Qëllimi kryesor, sipas Kryeministrit Berisha eshte nxitja e prodhimit dhe rritja e punesimit, si dy rruge te sigurta per perballimin e krizes afatgjate rajonale dhe globale.

“Sot ne vijmë me listën më të plotë. Ne rast se ka mbetur ndonje gje ashte saj, ajo në frymë, në parim ështe ne liste dhe vendosja e saj është vetëm cështje burokracie dhe e pashmnagshme. Duke e kompletuar me heqjet e reja te TVSH-se dhe çdo lloj tarife doganore për keto makineri, mjete, impute, produkte, besojme se i japim nje nxije te madhe prodhimit ne Shqiperi”, tha Berisha.

PS: Berisha, hajdut programesh

Partia Socialiste ka akuzuar pasditen e së mërkurës kryeministrin Sali Berisha, se po vazhdon të kopiojë programin e saj, duke vendosur të heqë TVSH-në dhe doganat për makineritë bujqësore.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Beqja e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si tërësisht elektoral, pasi është diçka që Berisha nuk e ka bërë në 8 vjet qeverisje.

“Sot Sali Berisha u shfaq si një hajdut programi. Berisha vendosi të zbatojë sot një tjetër pjesë të programit të PS, duke hequr taksat për bujqësinë dhe peshkimin”, ka deklaruar Beqja, i cili ka shtruar një sërë pyetjesh:

“Ku ka qenë Berisha 8 vitet e fundit? Pse nuk e ka hequr TVSH-në për makinat bujqësore në 8 vjet? Pse nuk e ka pranuar këtë kur i është propozuar dy herë nga PS?”, është shprehur Beqja.

Anëtari i PS ka kujtuar përmes një proçesverbali të Kuvendit se ka qenë pikërisht opozita që vite më parë i propozoi Berishës votimin e një nisme të tillë, të cilën shefi i ekzekutivit e kundërshtoi.

“Ne kemi proçesverbalin e seancës së dhjetorit 2010, kur është prezantuar paketa fiskale. Ne kërkuam votimin e propozimit të deputetes Mimi Kodheli, që mori 72 vota kundër”, ka theksuar Beqja, i cili nuk ka kursyer dozat e ironisë.

“Gjithësesi, unë në emër të PS e përgëzoj kryeministrin që pas 8 vjetësh qeverisje, pasi e shkatërroi ekonominë e vendit, vendosi të bëjë një gjë për të qenë, duke pranuar propozimin tonë. Por, nuk ka shqiptar që e beson më Saliun. Më 23 qershor shqiptarët do ta nxjerrin atë në opozitë”, ka shtuar Beqja.

Qeveria: Njësoj çmimi i tokës për pallate dhe për lulishte

Reforma tjeter jane ndryshimet ne Ligjin per Urbanistiken. Kryeministri Berisha tha se, vec te tjerash, njeri nga ndryshimet i jepet fund diskriminimit te deritanishem te pronareve te parcele ndertimi, kur behej i pasur vetem pronari, mbi token e te cilit ndertohet nje godine. 

“Do te shperblehen ne menyre te barabarte absolute te gjithe pronaret qe perfshihen ne parcelen e ndertimit, pavaresisht se ajo do te jete truall, lulishte, parkim, garazh apo dicka tjetër. Vendosja e ketij parimi zhduk te gjitha format e neveritshme te presionit dhe korruptimit”, tha Berisha.

Sipas Kryeministrit Berisha, ndryshe nga reformat e veshtira te periudhes 2006-2007, por qe sipas tij, ishin themeli i perballimit te krizes ekonomike boterore dhe mbajten ekonomine e vendit ne rritje pozitive, paketa e re e reformave, perfshire edhe heqjen e takses se punesimit te te rinjve, çon vendin ne rrugen e duhur te zhvillimit te tij.

Top Channel