Ciara, nudo për këngën e saj të re

06/03/2013 15:50

Muajt e fundit këngëtarja Ciara nuk ka qenë aktive në industrinë e muzikës, por ditën e hënë ajo u rikthye fuqishëm me këngën e saj më të re ‘Body Party’.

Për të tërhequr edhe më shumë vëmendje, ajo vendosi që në kopertinë të pozonte nudo, duke mbuluar pjesët intime vetëm me një çarçaf.

“Cover”-i shkon shumë edhe me tekstin e këngës i cili ka fraza sensuale të tipit: “My body is your party, baby!” (Trupi im është festa jote, i dashur!).

Ciara duket shumë e kënaqur nga kënga e saj më e re pasi në Twitter ka shkruar: “Nuk ju gënjej dot, BODY PARTY është këngë fantastike!”

Kjo këngë është pjesë e albumit me titull “One Woman Army” të 27-vjeçares që do të dalë në qershor. Ky do të jetë albumi i pestë i Ciara në karrierën e saj.

Top Channel