Cooper: Vdekja e babait më ndryshoi jetën

05/03/2013 21:40

Në një intervistë për revistën ‘GQ’, Bradley Cooper theksoi se vdekja e babait të tij dy vite më parë i ndryshoi jetën në mënyrë dramatike.

“Pashë babanë tim duke vdekur. Isha pranë tij në frymën e fundit dhe e pashë se si vepronte vdekja. Kuptova që të gjithë do të vdesim në atë mënyrë”, shprehet protagonisti i ‘Hangover’.

Duke folur pikërisht për filmin që e bëri të famshëm, Cooper u shpreh: “Disa shokë të mi, aktorë shumë të suksesshmëm, më kanë kritikuar kur pranova rolin tek ‘Hangover’. Ata e kishin lexuar skenarin dhe kishin refuzuar.”

Në lidhje me çmimet Oscar, Bradley është shprehur se nuk dëshiron ta fitojë çmimin më të madh në kinematografi: “Karriera ime po ecën shumë mirë dhe një çmim Oscar mendoj se mund  ta dëmtojë.”

Top Channel