Pamela Anderson nxjerr në shitje vilën në Malibu

04/03/2013 00:00

Pamela Anderson në vështirësi financiare. Aktorja dhe modelja amerikane ka nxjerrë në shitje vilën e saj gjigante e luksoze në Malibu të Kalifornisë.

Shkak për këtë janë bërë borxhet e mëdha që ka mbi shpinë aktorja e bërë e famshme me serialin televiziv Baywatch. Me mbylljen e këtij seriali dhe me rolet e tjera protagoniste që sa vijnë e rrallohen gjithnjë e më shumë, 46-vjeçarja nuk mbulon dot shpenzimet për luksin e tepërt.

Së fundmi ajo është marrë vetëm me disa role të vogla apo dalje sporadike nëpër televizionet amerikane kryesisht në reality show.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA