Cristiano tallet për veshjen nga mediat angleze

04/03/2013 13:45

Cristiano Ronaldo mund të jetë një nga futbollistët më të mirë në botë, por mediat angleze janë tallur me veshjen e tij menjëherë sapo ka mbërritur në ishull për ndeshjen e madhe mes Real Madrid dhe Manchester United.

Sipas ‘The Sun’, ish-lojtari i “Djajve të Kuq” ishte veshur si një “çunak”, me çorapet e bardha deri tek gjuri, pantallona të shkurtra dhe me kapelen e kthyer mbrapsht.

Gjithsesi, tabloidi shton se futbollistët e Manchester United duhet ta marrin seriozisht Cristianon në fushën e lojës, pavarësisht veshjes jashtë saj.

Top Channel