Bradley Cooper kërkon suksesin e Ben Affleck

04/03/2013 11:00

Bradley Cooper kërkon që të ndjekë gjurmët e Ben Affleck si regjisor. Sipas ‘The Sun’, ylli i filmit ‘Hangover’ tashmë është në kërkim të një projekti ku të interpretojë dhe të jetë edhe pas kameras.

Duket se suksesi i jashtëzakonshëm i Affleck me filmin ‘Argo’, film i cili mori çdo çmim të mundshëm kinematografik përfshirë edhe atë Oscar, ka bërë që Cooper-it t’i shtohet dëshira për tu bërë regjisor.

Thrilleri ‘Argo’ me regji të Ben Affleck është i pari që nga viti 1989 që shpallet si më i miri pa pasur në nominim për Oscar regjisorin e tij. Në atë vit kishte fituar Oscar-in filmi ‘Driving Miss Daisy’.

Top Channel