Rihanna mendon të krijojë familje

02/03/2013 00:00

Rihanna po mendon të krijojë familje me personin e duhur, që për këngëtaren 25-vjeçare është rreperi Chris Brown.

Ka qenë vetë këngëtarja nga Barbadosi ajo që ka njoftuar planet e saj për të ardhmen. Në pëfundim të një seti fotografik për revistën “Elle”, Rihanna tha se dëshiron që brenda 5 viteve të ketë një fëmijë.

“Me shumë mundësi do të kem një fëmijë. Po e mendoj seriozisht këtë. Dëshiroj të jetoj e lumtur dhe e qetë. Po vendos disa gjëra menjëanë që të mos më duhet të udhëtoj më kaq shumë, edhe pse vdes për udhëtimet”, deklaroi 25-vjeçarja.

Ajo pranoi se personi i duhur për të lidhur kurorë është Chris Brown, me të cilin ndan një marrëdhënie problematike, që prej vitit 2009, kur ky i fundit e dhunoi fizikisht. Këngëtarja rrëfeu gjithashtu se pikërisht marrëdhënie me Chris ishte frymëzimi për këngën e saj të fundit të titulluar “Stay”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA