Angazhime të reja për Johnny Depp. Aktori do të jetë protagonist në
filmin “Transcendence”, një thriller fantastiko-shkencor, ku drejtor
fotografie do të jetë ai i filmit “Inception”, Wally Pfister.

Menjëherë më pas ai do të jetë në sheshin e xhirimit për “Black Mass”, një biografi e gangsterrit të Bostonit, Whitey Bulger, me regji të Barry Levinson.

Lajmi për dy projektet është bërë i ditur nga “Hollywood Reporter”, edhe pse vetë Depp nuk ka formalizuar ende asnjë prej ofertave.

Gjithësesi, duket se aktori këto herë do të jetë larg petkut të piratit Jack Sparrow, personazh me të cilin identifikohet më së miri pas interpretimit në 4 episodet e sagës “Piratët e Karaibeve”.

Në vitet e fundit ai ka performuar edhe në filmat “Public Enemy”, në rolin e grabitësit famëkeq John Dillinger, si dhe në “Rum Diary”, film ky i konsideruar i dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA