Obama: Ndalni kufizimet për martesat gay

01/03/2013 03:00

Administrata e Obama-s i ka kërkuar Gjykatës Supreme të ndalë kufizimin e martesave gay në Kaliforni.

Ky kufizim “shkel të drejtat” e parashikuara nga amendamenti i 14-të i Kushtetutës, kanë konfirmuar avokatët e Departamentit të Drejtësisë, në një dokument prej 40 faqesh.

Administrata i ka kërkuar Gjykatës të shpallë të jashtëligjshme “propozimin 8”, apo më saktë, kufizimin e martesave gay në Kaliforni.

Megjithatë, nuk deklarohet në mënyrë specifike mbështetja e të drejtës kushtetuese në nivel federal të martesave mes të njëjtit seks.

“Propozimi 8 shkel të drejtën e barazisë. Paragjykimi nuk mund të jetë bazë për një trajtim të diferencuar në kuadër të ligjit”, bën të ditur Departamenti i Drejtësisë, në dokumentin e prezantuar përpara skadimit të afatit për të depozituar pozitat në luftën ndaj “propozimit 8”.

Ky propozim është pjesë e referendumit për martesat gay të aprovuar nga zgjedhësit kalifornianë në 2008, i cili është deklaruar së fundi antikushtetues nga Gjykata e Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA