Nicki Minaj, zhveshur në videoklipin e ri

01/03/2013 10:00

Nicki Minaj ka vendosur që të shfaqet “topless” për videoklipin e këngës së saj më të re.

Në fotot e publikuara nga ‘The Sun’, këngëtarja amerikane duket e mbuluar vetëm me dy yje floriri në pjesën e gjoksit në këngën ku ka bashkëpunuar me French Montana Freaks.

Edhe pse është e famshme për veshjet e saj shumë ekstravagante në koncerte dhe videoklipe të mëparshme, ky ekspozim është më ekstremi i 30-vjeçares.

Muajin e kaluar Nicki Minaj tronditi Twitter-in (për aq sa mund të tronditet tashmë) me disa foto të saj ku tregonte pjesë të tjera të trupit.

Top Channel