Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Një grua kineze ka 11 vite pa prerë flokët dhe tashmë ato kanë arritur një gjatësi prej 2 metrash. Vetë Cen Yingyuan është 1.52 metra e gjatë dhe i duhet që t’i mbajë flokët e mbledhura në mënyrë që të mos fshijë rrugët kur ecën.
“Kam 11 vite që nuk i pres dhe jam e fiksuar pas flokëve. Madje ruaj edhe ato që më bien që nga viti 2005. Mbledh rreth 50 gramë flokë në vit dhe i koleksionoj”, thekson Cen.

Kinezja shton se shumë persona i kanë ofruar para’ për të blerë flokët e saj dhe oferta më e lartë ka qenë 2 mijë dollarë, një ofertë që sigurisht është refuzuar.

Cen kujdeset shumë për flokët e saj dhe ndihet krenare që nuk ka asnjë thinjë: “Nëse do filloj të thinjem, do i lyej të gjitha të bardha.”
Disavantazhi i flokëve kaq të gjata është se nuk lahen dot në dush. Cen i fut flokët në një kovë dhe shpenzon më shumë se një orë për larjen e tyre. Ajo i lan flokët një herë në katër ditë dhe për t’i mbajtur të shndritshëm i hedh një shishe birrë.


Top Channel