“Ndihem keq sepse po zhgënjej të gjithë fansat e mi që ishin në pritje
të turit “It’s a man’s world”. Më thyhet zemra vetë ta mendoj”.

Janë këto fjalët e shkruara në orët e fundit në Facebook nga këngëtarja Anasacia, pasi testet mjekësore i diagnostikuan asaj tumor në gji.

Pasi e mposhti këtë sëmundje 10 vjet më parë, artistja amerikane detyrohet tani të anulojë të gjitha datat e turit të saj botëror. Tani Anastacia mendon vetëm për shëndetin dhe kërkon që të respektohet privatësia.

“Ajo ishte entuziaste për turin e ardhshëm evropian, që do të niste më 6 prill në Londër”, thuhet në një komunikatë të shkruar nga stafi i këngëtares.

Por pavarësisht kësaj, ajo do të vazhdojë të shkruajë dhe regjistrojë këngët e albumit të ri dhe shpreson të programojë një tur sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tani më shumë se kurrë ajo është e vendosur të praktikojë moton e saj: Mos e lejo kancerin të marrë aftësitë e tua më të mira”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel