Carmen Electra ruan freskinë dhe format

28/02/2013 16:45

Kanë kaluar 15 vite, por Carmen Electra tregon se ende është e denjë për të veshur kostumin e kuq të ‘Baywatch’. Duke pozuar për ‘In Touch’, 40-vjeçarja deklaroi se ndihet më mirë se sa kur ishte 25 vjeç.

“Ndihem më mirë tani në krahasim me periudhën kur kam qenë e re. E ruaj formën duke ngrënë perime dhe duke pasur disiplinë në stërvitje”, theksoi aktorja dhe modelja për revistën.

Carmen Electra fitoi famë në vitin 1997 me serialin ‘Baywatch’ para se të niste të pozonte për revistën ‘Playboy’.

‘E dua shumë revistën ‘Playboy’ sepse më ka mbështetur shumë në fillimet e karrierës sime. Pas Pamela Anderson dhe Anna Nicole Smith, unë kam dalë më shumë herë në kopertinën e kësaj reviste. Jam krenare për këtë dhe nëse do të më kërkonin sërish të pozoja për ta, do e bëja”, deklaroi Carmen Electra.

Top Channel