BE, bie niveli i inflacionit

28/02/2013 15:15

Niveli i inflacionit në Eurozonë u zvogëlua në 2% në muajin janar, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte.

Sipas ekspertëve, një forcim relativ i monedhës së përbashkët është ndikuar nga masat e forta të kursimit dhe rënia e fuqisë blerëse, që kanë ndikuar në rënien e sasisë së euros në treg.

Një e dhënë e tillë mund të ndikojë që Banka Qendrore Europiane të reduktojë normën bazë të interesit në takimin e saj të ardhshëm, në mënyrë që të ndikojë në rritjen e likuiditeteve në treg.

Norma bazë e interesit e fiksuar nga BQE-ja është aktualisht 0,75%.

Në një raport, Komisioni Europian vlerësonte se inflacioni në Eurozonë do të arrijë normën e 1,8% gjatë këtij viti, nën nivelin e synuar prej 2%.

Megjithatë, disa vende, si Franca, kanë kritikuar ndaj strategjisë së BQE-së për të mbajtur të lartë vlerën e euros, pasi sipas tyre, diçka e tillë ndikon në rënien e eksporteve europiane në tregjet botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA