Kunis: E censuroj shumë veten

27/02/2013 10:40

Mila Kunis është e famshme për rolet e saj në filmat hollivudianë, por edhe për lidhjen e saj të kohëve të fundit me aktorin Ashton Kutcher, ish-bashkëshortin e Demi Moore.

Në një intervistë për ‘Marie Claire’, Kunis shprehet se interesi në rritje për jetën e saj private ka bërë që ajo ta censurojë veten: “Kohët e fundit kam nisur të censuroj veten gjithmonë e më shumë.”

29-vjeçarja tregon gjithashtu se i pëlqen të qëndrojë në shtëpi: “Nuk më pëlqen të bëj tre filma në vit. Për mua janë shumë sepse dua të qëndroj në shtëpi e qetë.”

Kur duket se karriera e saj po arrin kulmin, aktorja shton se do i pëlqente më shumë një punë e rehatshme: “Dua të zbuloj anë të tjera të industrisë kinematografike në mënyrë që të punoj nga shtëpia. Më pëlqen të jem producente filmash.”

Top Channel