Ekspozita e Pashk Përvathit

27/02/2013 23:25

38 piktura në gjininë e peisazhit, portretit dhe natyrës së qetë, përbëjnë ekspozitën e artistit Pashk Pervathi, të çelur pranë Galerisë së Artit “Kledio”.

Peisazhet, në total 20, janë nga Valbona, të cilat zënë dhe vendin kryesor, por edhe rrethinat e Tiranës, Vlora,  Fushë Kosova, Gostivari dhe nga Italia: kryeqyteti Romë dhe një nga zonat perlë të vendit fqinj: Cinque Terre.

Portretet përcjellin karaktere të ndryshme, por preferencë e piktorit Përvathi mbeten ciganet, siç thotë ai, për kolorin e tyre dhe nuancat e veshjeve që mbartin harmoni dhe ngjyra.

Natyrat e qeta janë me trëndafila. Lule të këndshme, që i shtohen ekspozitës së Pashk Përvathit, një mënyrë për të festuar edhe 55-vjetorin e tij të lindjes.

Top Channel