Beyonce porosit këpucë me kafshë ekzotike

27/02/2013 13:50

Si një nga këngëtaret më të famshme dhe më të suksesshme në Botë, Beyonce ka dhe shije të kushtueshme. Blerja më e re e saj janë një palë këpucë të firmës PMK me lëkurë kafshësh ekzotike.

Këpucët janë bërë sipas kërkesave të Beyonce, e cila donte një përzierje lëkure kafshësh që jetojnë jo vetëm në tokë, por edhe në ujë.

Bashkëshortja e Jay-Z do të ecë me këpucë të prodhuara me lëkurë struci, krokodili dhe anakonde. Këpucët do të quhen King Bey dhe do të jenë të zbukuruara me flori.

Nuk dihet ende çmimi, por me siguri që do të jetë shumë i lartë.

Vitin e kaluar edhe Jay-Z porositi një palë këpucë të tilla, kryesisht me lëkurë krokodili.

Top Channel