Scherzinger kujton kohët e saj “gotike”

26/02/2013 19:15

Është një nga femrat më të sofistikuara të pop-it dhe është bërë e famshme me grupin Pussycat Dolls, por gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse Nicole Scherzinger do të kishte vazhduar me tipin e saj gotik.

Këngëtarja 34-vjeçare kujtoi për revistën ‘Notion’ se si ndryshoi në adoleshencë: “Mamaja më tha të shkoja në një talent-show për popstar, por unë nuk doja kurrsesi të bëhesha si një nga Spice Girls-at. Tani unë jam fanse e tyre, por kur isha adoleshente vishja vetëm të zeza.”

“Gjithsesi, nëna më bindi dhe bëra një video në shtëpi ku këndova këngën e Whitney Houston “I Will Always Love You”. Më pëlqyen dhe më morën në Los Angeles”, shtoi Scherzinger.

Në këtë intervistë, 34-vjeçarja pranoi edhe se ka refuzuar ofertën e Rihanna për një duet në këngën ‘We Found Love’, këngë që zuri vendin e parë në renditjet botërore: “Isha e zënë dhe e lodhur në atë periudhë. Më dërguan demon, por e lashë dhe bëra gabim.”

Top Channel