Brown: Rihanna më do dhe më ka falur

26/02/2013 16:15

Chris Brown është shprehur se dhuna ndaj Rihanna-s në vitin 2009 është pishmani më i madh që ka në jetën e tij duke e përshkruar sulmin si një gabim që i është falur nga këngëtarja e famshme.

Duke folur për ‘The Mirror’, këngëtari amerikan deklaroi: “Atë natë kam bërë gabimin më të madh të jetës sime, por ajo më do dhe më ka falur. Kam punuar shumë që ajo të më falte.”

Chris Brown ka lënë të kuptohet se çifti e ka hedhur pas krahëve këtë incident edhe pse të tjerët ende nuk e kanë harruar.

“Ndonjëherë debaton me njerëzit që do dhe gjërat marrin për keq”, u justifikua Brown.

Top Channel