Taksat do të paguhen online

25/02/2013 00:00

Çdo sipërmarrës në Shqipëri që ka në përdorim një smartphone ose një
tablet me shërbimin e internetit, nuk është më i detyruar të shkojë tek
zyrat e tatimeve për t’u njohur me detyrimet e tij ndaj shtetit apo të
shkojë në sportelet e bankave për të bërë pagesën.

Dy aplikacione te reja te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve u mundesojne biznesmeneve qe keto dy veprime t’i bejne nepermjet telefonit celular. Aplikacioni i pare i pageses elektronike i lejon nje biznesmeni qe te krijoje llogarine e tij elektronike tek tatimet dhe nepermjet saj te lidhet me bankat per te bere pagesen pa qene e nevojshme te paraqitet fizikisht.

Per Kryeministrin Sali Berisha ky eshte nje projektet me te rendesishme te programit te Shqiperise dixhitale, jo vetem se redukton ndjeshem kostot e biznesit dhe rrit cilesine e sherbimit, por hap rrugen e perfitimit te ketij sherbimi per te gjithe qytetaret.   

“Ky eshte nje transformim epokal, pasi eshte arritur koha rekord, me e shkurter per taksapaguesin, per te paguar dhe kontrolluar detyrimet e tij. I garantoj qytetaret shqiptare se pagesa elektronike do te jete realitet i prekshem brenda vitit 2013”, tha Berisha.

Aplikacioni i dyte inovativ i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve është mobile-tax (taksa nga celulari). Nepermjet te cilit cdo tatimpagues mund te kontrolloje ne çdo kohe situaten e tij nga telefoni celular dhe te marre informacionet e duhura nga administrata tatimore per te paguar ne kohe detyrimet. Ky aplikim eshte pjese e projektit Shqiperia ne celular, qe, sipas Kryeministrit Berisha redukton korrupsionin dhe rrit transparencen e qeverisjes.  

“M-Albania synon t’u jape ne dore, ne celularin e tyre qytetareve shqiptarë dhe biznesit te gjitha sherbimet  e kesaj administrate. Le te kalojme ne gradualisht tek monedha elektronike. Eshte padiskutim monedha me e paster më e sigurtë, me qytetare ne sherbimin ndaj qytetarit”, tha Berisha.

Top Channel