Oscar, Daniel Day-Lewis hyn në histori

25/02/2013 00:00

Daniel Day-Lewis ka hyrë në historinë e kinematografisë duke u bërë aktori i parë i cili ka fituar tre çmime Oscar si aktori më i mirë protagonist.

Britaniku u vlerësua për interpretimin e tij në filmin ‘Lincoln’ me regji të Steven Spielberg. Në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit, Daniel Day-Lewis theksoi: “Nuk e di se si ndodhi. Kam pasur shumë fat në jetë.”

Në këtë mënyrë Daniel Day-Lewis ka kaluar legjenda si Jack Nicholson, Marlon Brando, Dustin Hoffman dhe Tom Hanks, të cilët kanë nga dy çmime Oscar në karrierën e tyre si aktori më i mirë protagonist.

Filmi më i mirë i vitit u shpall thrilleri ‘Argo’ me regji të Ben Affleck. Ky film është i pari që nga viti 1989 që shpallet si më i miri pa pasur në nominim për Oscar regjisorin e tij. Në atë vit kishte fituar Oscar-in filmi ‘Driving Miss Daisy’.



Cmimin e aktores më të mirë protagoniste e fitoi 22-vjeçarja Jennifer Lawrence për interpretimin në filmin ‘Silver Linings Playbook’.

Anne Hathaway mori çmim Oscar për aktoren më të mirë joprotagoniste (Les Miserables).

Regjisori më i mirë i vitit u shpall Ang Lee me filmin ‘Life Of Pi’.

Të gjitha çmimet Oscar:

Filmi më i mirë:
Argo

Aktori më i mirë: Daniel Day-Lewis (Lincoln)

Aktorja më e mirë:
Jennifer Lawrence (Silver Linings Playbook)

Aktori më i mirë joprotagonist: Christopher Waltz (Django Unchained)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Anne Hathaway (Les Miserables)

Regjisori më i mirë: Ang Lee (Life of Pi)

Filmi më i mirë i huaj: Amour (Austri)

Skenari më i mirë: Quentin Tarantino (Django Unchained)

Filmi më i mirë i animuar: Brave

Produksioni më i mirë: Lincoln

Cmimi i kinematografisë: Life of Pi

Kolona zanore më e mirë:
Skyfall (Adele Adkins dhe Paul Epworth)

Kostumografia më e mirë: Anna Karenina

Dokumentari më i mirë: Searching for Sugar Man

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër: Inocente

Makiazhi më i mirë: Les Miserables

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër: Paperman

Efektet vizuale më të mira: Life of Pi

Top Channel