Jennifer Lawrence dhe incidenti me shkallët

25/02/2013 09:10

Të fitosh një Oscar si aktorja më e mirë është me siguri një nga momentet më të bukura të karrierës, por Jennifer Lawrence e prishi paksa këtë moment kur u pengua tek shkallët teksa po ngjitej për të marrë çmimin.

Të pranishmit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur dhe 22-vjeçarja tha: “Faleminderit shumë! Ju u ngritët në këmbë sepse unë u rrëzova dhe ju vjen keq për mua. Ishte e sikletshme.”

Pasi ra në gjunjë, Jennifer vuri duart në kokë e më pas u ngrit e ndihmuar nga aktori Hugh Jackman, i cili e shoqëroi deri në skenë.

Jennifer Lawrence ka qenë e nominuar më pare për çmim Oscar si aktorja më e mirë para dy vitesh për interpretimin në filmin ‘Winter’s Bone’.

 

Top Channel