Rrugët për 38 mijë banorë

24/02/2013 12:10

18 mijë banorë të bashkisë Roskovec dhe Komunës Kurjan në rrethin e Fierit, përfitojnë një rrugë të re që lidh këto dy njësi vendore jo vetëm me njëra–tjetrën, por edhe me qytetin e Fierit dhe atë të Beratit.

Inspektimi i kësaj rruge në ndertim është bere nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që është edhe deputet i qarkut Fier si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

”Sapo filluam inagurimin e rrugës që do të na çojë nga qendra e komunës Kurjan, në Roskovec, për t’u lidhur me rrugën kryesore Fier-Berat. Jam shumë i kënaqur që sot po fillojmë e po bëjmë realitet këtë rrugë që për shumë kohë ka qenë një gangrenë për të gjithë banorët e komunës së Kurjanit, por edhe për të gjithë zonat që kufizohen me këtë komunë”, deklaroi ministri i Transporteve, zoti Olldashi.

Nga ana e tij, Benet Beci, drejtori i FSHZH-së, shtoi: “Është një rrugë e rëndësishme, me një gjatësi prej nëntë kilometrash, që i shtohet inventarit të investimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në kuadrin e zhvillimit të rrugëve dytësore. Kjo do të ketë një impakt të drejtëpërdrejtë në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës”.

Në këte qark janë rehabilituar ose janë në rehabilitim rreth 100 km rrugë dytësore dhe lokale.

Ndërkohë, me një investim të qeverisë shqiptare është në ndertim edhe rruga Prush–Gropaj–Kthesa e Kasharit,  5.8 km e gjatë, e cila lidh këto komuna me njëra–tjetrën, por edhe me Autostradën Tiranë–Durrës dhe rrugën nacionale Tiranë-Ndroq.

Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të tjerë.

”Është pjesë e investimeve që ndjekin prioritetet e zhvillimit të qarkut. Ky segment, prej gjashtë kilometrash, në Komunën e Vaqarit, do të lidhë dhe do të jetë pjesë e një rrjeti rrugor, që do të krijojë një unazë që fillon që nga Vaqari, vazhdon në Komunën e Baldushkut, kalon në segmentin rrugor të Petrelës dhe përfundon në Farkë”, tha Beci, drejtori i FSHZH-së.

Kjo rruget me se shumti do t’i sherbeje fermereve te zones per te nxjerre shpejt prodhimet ne tregun e Tiranes.

Top Channel