Ajala: PS sjell shpresë për të ardhmen

22/02/2013 22:35

Zgjedhjen nënkryetar të Internacionales Socialiste, Edi Rama e ka ndarë me ambasadorët e akredituar në Tiranë, drejtuesit e medias dhe drejtuesit e PS-së, të cilët ishin të ftuar në një darkë.

I ftuar ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, i cili në fjalën përshëndetëse vlerësoi rolin e Edi Ramës si kryetar të PS-së.

Zoti Ajala tha se PS është ajo forcë, që sjell shpresën e mundshme për të ardhmen. Ndërsa Edi Rama u shpreh se asnjëherë s’e kishte menduar, që do të vinte kjo ditë për të qenë nënkryetar i Internacionales Socialiste.

Rama tha se kjo është ngjarje historike për PS-në. “Jo sepse u zgjodha unë, – nënvizoi Rama, – por se u zgjodh kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky zhvillim, – shtoi Rama, – shkon përtej çdo merite personale”.

Top Channel