Rihanna, 25-vjetor me bikini, por pa të dashur

20/02/2013 17:40

Rihanna postoi disa fotografi të “nxehta” të saj në rrjetin “Twitter”, ndërsa u shfaq duke festuar 25-vjetorin e saj me puro dhe bikini.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje, edhe më shumë se format e shkëlqyera të këngëtares nga Barbadosi, ishte se ajo është shkëputur në festimin e ditëlindjes e vetme.

Në imazhet e postuara, Rihanna nuk shfaqej në asnjë moment përkrah të dashurit të saj, Chris Brown, me të cilin ka një histori të gjatë ndarjesh dhe ribashkimesh.

Ndërsa Rihanna po kalon këtë javë në Londër, ku mori pjesë edhe në javën e modës, Braun ndodhet në Hjuston, Teksas, ku u fotografua duke ndjekur një ndeshje të NBA-së në fundjavë.

Megjithatë, në të njëjtin qytet ndodhet edhe ish-e dashura e tij, Karreuche Tran, çka ka bërë që të ekzistojnë dyshime mbi një flirt të ri mes tyre.

Top Channel