“Loja, shembja e qiellit”, titullohet romani më i fundit i Bashkim Shehut, të cilin autori e ka promovuar në mjediset e Muzeut Historik Kombetar. 

Ky është vetëm një prej librave që djali i ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, ka shkruar, po sipas tij ka qenë më i vështiri për të.

“Ata popuj që nuk njohin të kaluarën, me të gjithë tmerret e saj, janë të detyruar t’i rijetojnë ato. Duke e krahasuar me romanët e tjerë, ky është më i vështiri që kam shkruar, sepse i referohet ngjarjeve konkrete historike”, deklaroi autori Shehu.

Sipas studiuesit Pirro Misha, romani paraqet me realizëm një tablo të qartë të Shqipërisë së atyre viteve.

“Libri mund të lexohet në plane të ndryshme nga ata që e jetuan atë periudhë dhe edhe të rinjtë që janë kureshtarë të mësojnë të shkuarën. Brenda tij gjendet një mikrokozmos i viteve 1970-80”, tha Misha.

Personazhi kryesor i librit, i cili rrefen nje histori ne veten e pare, eshte fiktiv, por ne fakt historia e tij ka nje ngjashmeri te madhe me ate te vete shkrimtarit.

Ne te rrefehet per Aleks Krasten, nje i ri qe pasi ka provuar anen me te mire te sistemit komunist, edhe prej pozites se te atit, nje funksionar i larte ushtarak,e gjen veten papritur ne anen e kundert.

Libri sipas autorit ka nje pluralitet leximesh dhe mesazhesh dhe nderthur edhe ngjarje historike mbi persekutimin e klerit katolik ne Shqiperi te frymezuara edhe nga kujtimet e At Zef Pellumbit.

Top Channel