Vorë, automjeti bie nga mbikalimi

19/02/2013 17:40

Një automjet është përfshirë në një aksident të rëndë mesditen e sotme në superstraden Tiranë-Durrës, në mbikalimin e ri në Vorë.

Për shkak të shpejtesisë, por edhe të mungesës së parmakëve mbrojtës dhe sinjalistikës në këtë mbikalim, një automjet me targa të Durresit ka dale nga rruga dhe në rënie te lire ka perfunduar dhjetra metra poshtë në oborin e një banese në anë të superstradës.

Me ate automjet udhetonin dy persona, bure e grua te cilet jane derguar ne spitalin ushtarak ne gjendje kritike per jeten.

Rënia ka ndodhur nga një lartësi e konsiderueshme. Sipas dëshmitarëve pamorë, makina u rrotullua rreth vetes në ajër, përpara se të përplasej fuqishëm në tokë.

Top Channel