Respektimi i mjedisit

19/02/2013 23:20

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, u kërkoi kompanive të huaja, që ushtrojnë aktivitetin në sektorin minerar, që të respektojnë të njëjtat standarde mjedisore, që do të respektonin edhe në vendin e tyre.

Në një takim mbi përgjegjshmërinë sociale të koorporatave, në industrinë nxjerrëse në Shqipëri, ministri Mediu tha se, krahas zonave të njohura problematike si zona naftë-mbajtëse e Patos-Marinzës apo vendburimet minerare të bakrit, kromit etj, janë evidentuar edhe 30 “hot spot”-e të tjera.

Ministri i Mjedisit thotë se kostoja për rehabilitimin e këtyre zonave është e lartë, prandaj nevojitet implementimi i masave konkrete, që në fazën e planifikimit të tyre.

Top Channel