Rama: Taksa e sheshtë dështoi

19/02/2013 00:00

Në mbledhjen e radhes me deputetet socialiste, kryetari Edi Rama ka
konkretizuar ate qe opozita quan rrenimi ekonomik, permes treguesve per
biznesin e madh, ate te vogel dhe individin per periudhen kur taksa e
sheshte ka hyre ne fuqi deri ne 2012.

Per koorporatat: Te hyrat tatimore jane me ultat ne vitin 2012, sikunder edhe regjistrimi i fitimeve te tyre, sqaroi kreu i opozites, ku permes kurbes shenuar me te kuqe tregohet renia.

“Pretendimi se hyrja e taksës së sheshtë e ka bërë transparent dhe më të efektshëm administrimin nuk qëndron dhe se një pjesë e ekonomisë është zhytur në informalitet, pra i është shtuar pellgut të informalitetit në rast se besojmë tek shifra e dhënë e rritjes ekonomike, ose çka ne jemi shumë të prirur që të besojmë, shifra e rritjes ekonomike është e manipuluar edhe ajo që është”, tha Rama.

Per individin: Ndersa te hyrat ne buxhetin e shtetit nga Tatimi mbi Ardhurat Personale per te punesuar ne sektorin publik apo privat nuk ka ndryshuar, kurba e perfitimeve te individit ka nje renie drastike.

“Kjo do të thotë që pavarësisht nga tatim fitimi i mbledhur në të hyra, që prezumon në të njëjtin fitim për individët, fuqia ekonomike e çdo individi dhe e cdo familjeje është në rënie”, tha Rama.

Me dramatike situata paraqitet ne biznesin e vogel, tha kreu i opozites gjate prezantimit, që e cilesoi kete biznes praktikisht ne kolaps.

“Eshtë e domosdoshme që të ndërmerret ai hap që ne e kemi kaq kohë që e themi, t’i hiqet taksa biznesit të vogël, sepse çdo muaj që kalon përkon me një rrënim që për shumë biznese të vogla, që janë praktikisht mjedise familjare vetëpunësimi, të jetë një rrënim i pakthyeshëm”, tha Rama.

Biznesi i vogel ka nje renie te xhiros vjetore me 285 milionë dollare, shtuar kësaj edhe renien e xhiros vjetore te koorporatave me 280 milion dollare, bëjnë që për kreun e opozitës, këto të dhëna te mos jene tregues te nje krize ciklike apo recesioni, por shterrja, sipas tij, e nje sistemi ekonomik te deshtuar.

Top Channel