Pushimet e Fordit në Brazil

18/02/2013 19:20

Hollivudiani Harrison Ford dhe gruaja e tij aktore, Calista Flochart, u shkëputën nga karriera e tyre intensive, për të kaluar disa ditë të qeta pushimesh në bregdetin brazilian.

E shoqëruar nga djali i saj 12-vjeçar Liam, Calista u argëtua duke notuar në distanca të gjata, ndërsa Harrison zgjodhi një tjetër lloj argëtimi, duke u relaksuar në bregdet, gjithmonë i kujdesshëm nga rrezet e nxehta të Diellit.

70-vjeçari u duk shumë më i interesuar në vizitat që kreu në disa prej zonave turistike dhe lagjeve të brendshme të Rio de Zhaneiros.

Një arkeolog amator dhe pilot i kualifikuar për disa avionë të vegjël, Harrison ka pranuar të jetë pjesëmarrës në të paktën katër filma gjatë vitit, duke e bërë 2013-n që të parashikohet si një vit tejet i ngarkuar për të.

 

Top Channel