Drew Barrymore heq tatuazhet

18/02/2013 12:10

Drew Barrymore do të heqë tatuazhet e saj sepse po ndërron besim fetar.

Aktorja hollivudiane do të “zhdukë” me lazer 6 tatuazhe për shkak se do i përkushtohet fesë hebraike.

37-vjeçarja, e cila është martuar në qershor të vitit të kaluar, ka vendosur të rrisë vajzën e saj 4-muajshe me rregullat e kësaj feje, një prej të cilave ndalon vizatimin e trupit.

“Drew po piqet dhe po bëhet shumë konservatore”, theksoi një mik i saj për ‘The Sun’.

Top Channel