”Sports Illustrated” akuzohet për racizëm

17/02/2013 12:00

”Sports Illustrated” u vendos në qendër të kritikave për racisëm këtë javë, pasi në në numrin e fundit të revistës u pasqyruan modele duke pozuar në mënyrë provokuese, përkrah vendasve afrikanë dhe kinezë.

Ndonëse qëllimi i revistës ishte të realizonte disa foto “ekzotike”, në disa zona të ndryshme të planetit, vendimi i drejtuesve për të përfshirë në poza disa anëtarë të shoqërive tribale, ngjalli shumë kundërshtime.

Në një prej fotove, një modele pozonte fare pranë një afrikani të veshur me rrobat tradionale, ndërsa në një tjetër imazh, një modele pozonte mbi një trap amator prej bambuje, të drejtuar nga aziatik i moshuar.

Pavarësisht kërcënimeve për proces gjyqësor, “Sports Illustrated” ka refuzuar që të tërheqë numrin e revistës nga tregu, duke mos i konsideruar fotot e publikuara si me permbajtje fyese.

Top Channel