Bashkëpunimi Mercury-Jackson

16/02/2013 21:25

Freddie Mercury dhe Michael Jackson që këndojnë së bashku. Do të kishte qenë një duet i paharrueshëm. Kënga titullohej “There must be more to life than this”.

Jackson e vlerësonte shumë zërin e Mercury dhe teksa përgatiste videon e “Thriller”, publikuar në vitin 1982, i kërkoi vokalistit të Queen që të regjistronin diçka bashkë.

Provuan disa këngë në studion e Michael në Majemi, por nga ato prova ka mbetur vetëm refreni i këngës së sipërpërmendur, i papublikuar më parë dhe që mund të dëgjohet në rindërtimin e kësaj historie nga kanali televiziv History Channel.

Por bashkëpunimi nuk zgjati sepse Freddie nuk duronte dot huqet e Michael, si regjistrimi i këngës duke ardhur rrotull me një thikë në dorë.

Top Channel