Valias, punëtorët në protestë

15/02/2013 18:10

Punëtorët e firmës së prodhimit të këpucëve TNA, në Valias, kanë protestuar gjatë paradites së të premtes për ndërprerjen e energjisë nga CEZ Shpërndarje.

Të mbetur pa punë prej katër ditësh me radhë, 250 punëtorë të kësaj firme kanë kërcënuar se do të bllokojnë rrugën automobilistike.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje deklaron se është gjobitur me një shumë prej 33 milionë lekë, por askush nuk i jep fletën e gjobës që ta paguajë.

“U paraqita pran CEZ, i kërkova faturë për ta paguar gjobën pranë bankës. Shkova në bankë dhe më thanë që pa një faturë konkrete pagesa nuk bëhet. Kemi mbetur pa punë, nuk ia dalim dotë me energji tjetër dhe nuk e di si do ta shtymë”, thotë Flamur Haroku.

Nga ana e saj CEZ Shpërndarje deklaron se, gjoba ndodhet në sportelet e saj të kujdesit ndaj klientit.

Top Channel