Shën Valentin edhe në Shtëpinë e Bardhë

15/02/2013 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama iu bashkua miliona cifteve në mbarë botën dhe Shtetet e Bashkuara në festën e të dashuruarve, Shën Valentinin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi përgjatë një fjalimi në shtetin e Xhorxhias dhuratën dërguar bashkëshortes së tij, Michelle. Përvec kësaj dhurate, që presidentit amerikan nuk pranoi ta bëjë publike, tha se i kishte bërë Michelle edhe dhuratën tradicionale të ditës, trëndafilat.

Lidhur me këta të fundit, Obama me shaka pranoi se ishte një dhuratë e lehtë, nisur nga fakti që përpara Zyrës Ovale ndodhet kopështi plot trëndafila i themeluar nga Ellen Wilson, gruaja e presidentit Thomas Wilson.

Top Channel