“Phelps, i përkryer edhe jashtë pishinës”

15/02/2013 16:20

E bekuar me linja të mrekullueshme trupore, 22-vjeçarja Sarah Herndon, një modele e veshjeve intime, foli në një intervistë për jetën e saj të “përkryer” përkrah disa herë kampionit olimpik, notarit Micheal Phelps.

“Micheal është një puthës i mirë. Ai është shumë i dashur, i ëmbël dhe i pashëm. Gjithashtu di të sillet si një mashkull i vërtetë dhe vetbesimi i tij më ka bërë për vete. Phelps është shumë më tepër nga sa kam dashur ndonjëherë, njëkohësisht shumë tërheqës dhe i ëmbël”, deklaroi Herndon, e cila nuk fshehu ndienjat e saj të forta për rekordmenin e medaljeve të arta të fituara në Olimpiada, me 18 të tilla.

“Pastaj, trupi i tij është kaq joshës. Ka aq shumë vite që merret me not dhe muskujt e tij janë të mrekullueshëm. Në të vërtetë, edhe duke dashur, e kam të pamundur të gjej diçka të keqe për të”.

Intervista e Sarës u publikua një ditë pasi ajo mori një dhuratë tepër të veçantë për Shën Valentin, një udhëtim romantik 5-ditor në Bahamas, nën rrezet e nxehta të diellit tropikal, përkrah njeriut të saj të zemrës.

Top Channel