Top Media ka festuar mbrëmjen e 14 shkurtit 15 vjetorin e krijimit të Top Albania Radio.

Mes të pranishmëve, personazhe që janë rritur së bashku me radion. Momente ku u kujtuan copëza nga puna për ecurinë e saj.

Top Albania Radio nisi transmetimet më 14 shkurt të 1998-ës. Me rekorde dëgjueshmërie që në vitin e parë të krijimit, kjo radio u zhvillua në staf, përcjellje informacioni, muzikë, zbavitje, art, kulturë e sport, për tu kthyer kështu në radion më të dashur të shqiptarëve.

Top Channel