Kush ishte Steenkamp, modelja e vrarë nga Pistorius

14/02/2013 13:50

Reeva Steenkamp, modelja e vrarë nga atleti Oscar Pistorius, njihej si një vajzë kopertine për revistën afrikano-jugore “FHM” dhe si fytyra e produkteve të kozmetikës “Avon”.

Marrëdhënia e saj me kampionin paraolimpik kishte filluar prej disa muajsh dhe në media thuhet se ajo donte t’i bënte një surprizë të dashurit me rastin e Shën Valentinit.

“Çfarë keni përgatitur për të dashurin tuaj nesër?”, shkruante modelja një ditë më parë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku sot janë postuar ngushëllimet e fansave.

Por dyshohet se ka qenë pikërisht surpriza që i ka marrë jetën Steenkamp, pasi raportohet se Pistorius e ka ngatërruar me një hajdut teksa ajo hynte në dhomën e tij në orët e para të mëngjesit.

Top Channel