“Gërdeci”, vetëdorëzohen 4 të dënuar

14/02/2013 22:30

Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Mihal Delijorgji dhe Sokol Ngjeci janë dorëzuar vullnetarisht në policinë e kryeqytetit, pak orë pasi prokuroria dërgoi për ekzekutim vendimin penal të Gjykatës së Apelit, për 15 persona të dënuar për tragjedinë e Gërdecit.

Sipas këtij vendimi, ata duhet të vuajnë dënimet përkatëse në burgje të sigurisë së zakonshme, çka do të thotë se të gjithë ata priten të dërgohen në burgun e Vaqarrit dhe në burgun Ali Demi.

Policia e kryeqytetit njoftoi se do të arrestojë vetë 11 të dënuarit e tjerë për dosjen “Gërdeci”.

Arrestimet që priten të ekzekutohen janë ndaj Jorgo Minos, Hysni Çoçkës, Fahri Toskës, Denis Hajdarit, Gëzim Oshafit, Zenun Ferrorit, Fatbardh Kuçit, Dashnor Çaushit, Armand Tartarit , Ndue Markut dhe ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i cili në fakt ndodhet në SHBA.

Top Channel