Steve Martin, baba në moshën 67-vjeçare

13/02/2013 12:15

Steve Martin është bërë prind për herë të parë në moshën 67-vjeçare.

Aktori komik dhe bashkëshortja e tij, Anne Stringfield (41 vjeç) kanë sjellë në jetë një djalë në muajin dhjetor dhe kanë mundur ta mbajnë sekret lajmin deri tani.

Një burim tha për ‘New York Post’: “Janë bërë me fëmijë dhe është e pabesueshme se si e kanë mbajtur të fshehtë. Steve është shumë strikt për jetën private.”

Steve Martin është martuar me Anne Stringfield në vitin 2007. Më parë, aktori i famshëm ka qenë i martuar për tetë vite me aktoren Victoria Tennant.

Top Channel